Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe e karrierës, këtu ndryshon gjithçka
Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të vështira. Sulmuesi anglez u shpreh kështu në episodin e ri të podcast-it të bashkëkombësve të tij, Gary Lineker, Micah Richards dhe Alan Shearer, “The Rest Is Football”: “Është një përvojë e re për mua dhe po e shijoj. Këtu gjithçka është shumë intensive, ndryshe nga futbolli anglez. Është e vështirë për t’u shpjeguar, por përgatitja parasezonale ka qenë e lodhshme. Ndiheshim shumë të lodhur pas stërvitjeve, edhe koha e nxehtë ndikoi pak. Nuk është e vështirë në aspektin e vrapimit, por më shumë në ushtrimet e posedimit dhe të qëndrimit konstant me topin. Është më e komplikuar nga ky këndvështrim në...