Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shpërthim me lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një banese në Durrës
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, ku një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në ambientet e jashtme të banesës së 66-vjeçarit me inicialet I.Gj. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë pati vetëm dëme materiale”, njofzon policia. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit./Opinion.al