Hojlund ndryshon mendje dhe i hap derën largimit nga Manchester United, te Milan bëjnë ofertën e parë

Hojlund ndryshon mendje dhe i hap derën largimit nga Manchester United, te Milan bëjnë ofertën e parë

Rasmus Hojlund duket se po bindet gjithnjë e më shumë për t’u larguar nga Manchester United dhe i ka hapur derën një lamtumire nga “djajtë e kuq”. Dëshira e tij për të qëndruar në Manchester, pavarësisht mbërritjes së Sesko, nuk është zhdukur plotësisht, por ai mori konfirmim se nuk ka më vend për të në planin e trajnerit të Amorim. Asnjë minutë në fushë në miqësoren kundër Fiorentina ishte një mesazh të qartë, por atij iu përsërit se edhe me fillimin e Premier League (këtë fundjavë), gjërat nuk do të ndryshojnë për të. Lojtari e ka pranuar këtë dhe ka filluar të marrë në konsideratë një të ardhme larg “Old Trafford”. Ky është lajmi i parë i mirë për Milan, të cilët e kanë vendosur...