Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” te “Koço Gliozheni”

Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” te “Koço Gliozheni”

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se kanë ardhur në jetë dy foshnja, përmes procedurës “in vitro” në maternitetin “Koço Gliozheni”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama tha se dy të porsalindurit Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit. “MIRËMËNGJES dhe me dy gëzime të reja nga materniteti ‘Koço Gliozheni’, Dua dhe Mertoni që erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri, i cili ka ndarë edhe nga një foto të bebeve të porsalindura.