Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…

Zjarri në zonën e minuar pranë Parkut Natyror të Gërmjenit, forcat xheniere në…

Vijon lufta e zjarrfikësve me flakët e zjarrit në bashkinë e Kolonjës edhe këtë të mërkurë. Vatrat në Parkun Natyror të Gërmjenit nuk janë përhapur por vijojnë të mbeten ende aktive edhe gjatë ditës së sotme, ku rreth 40 forca zjarrfikëse po punojnë në terren për të mbajtur nën kontroll flakët që favorizohen nga era e fortë. Zjarri në zonën e minuar ‘Piramida 12’ në kufi me Greqinë, pranë këtij parku vazhdon dhe duke qenë se ka mina herë pas here dëgjohen shpërthime. Në terren kanë mbërritur forcat xheniere nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre./tvklan