Bremer karikon tifozët: Po hedhim hapat e fundit të fazës përgatitore, gati për sezonin e ri

Bremer karikon tifozët: Po hedhim hapat e fundit të fazës përgatitore, gati për sezonin e ri

13 Gusht 2025 10:09 Telesport Juventus duket në formë në prag të fillimit të sezonit të ri. Fitorja 2-1 ndaj Borussia Dortmund ishte një sinjal pozitiv për skuadrën e trajnerit Igor Tudor. I bindur për këtë është mbrojtësi brazilian Bremer, i rikthyer nga dëmtimi i gjatë. “Pjesa e parë e fazës përgatitore ka qenë e rëndësishme. Tani po akumuloj më shumë minuta të luajtura. Ju faleminderit për mbështetjen tuaj“, shprehet në një koment në rrjetet sociale mbrojtësi i Juventus, Gleison Bremer. “Tani kemi hapin e fundit para se të rifillojmë sezonin e ri, do të jemi gati për sfidat e radhës“, shtoi braziliani, që luajti në miqësoret kundër Reggiana dhe Borussia Dortmund. Ai do të ketë edhe një provë të fundit kundër Next Gen para...