FOTO-LAJM/ Zjarret masive në Delvinë, pas një nate ferri ushtarë të rraskapitur pushojnë në tokë

FOTO-LAJM/ Zjarret masive në Delvinë, pas një nate ferri ushtarë të rraskapitur pushojnë në tokë

Një natë tmerri për qytetarët e Delvinës, teksa një zjarr masiv përfshiu zonën kodrinore në afërsi të qytetit, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Pas një nate dramatike me flakë që rrezikuan qytetin, Delvina zgjohet nën pasojat e një prej zjarreve më të mëdha të viteve të fundit. Forcat zjarrfikëse të bashkive të jugut, njësi të specializuara nga Tirana, ushtria si dhe banorët vendas luftuan pa pushim për të shmangur përhapjen e flakëve drejt qytetit. Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u shmang nga zonat e banuara, por vatrat mbeten aktive në malësinë pranë fshatit Kakodhiq, zona nga ku besohet se nisi zjarri. Nga tymi i dendur dhe përhapja e flakëve, rreth 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore gjatë natës,...