Meta kërkon lirimin nga burgu,sot seanca në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Meta kërkon lirimin nga burgu,sot seanca në GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë seancën për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta, për ndryshim të masës së sigurisë. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën dhe ajo seancë u shty për ditën e sotme. Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës,...