Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Duplantis “fluturon” sërish, tjetër rekord botëror në garën e kërcimit me shkop
13 Gusht 2025 8:30 Telesport Gati dy muaj pasi vendosi rekordin e tij të mëparshëm, atleti Armand Duplantis ka përsëritur veten. Suedezi ka thyer rekordin e tij botëror në garën e kërcimit me shkop për të 13-tën herë në karrierën e tij. Në turneun e zhvilluar në Budapest, dy herë kampioni olimpik kërceu 6.29 metra në përpjekjen e tij të dytë, duke e përmirësuar me 1 cm rekordin e mëparshëm, vendosur më 15 qershor në Stokholm. Kjo është hera e tretë që Duplantis vendos rekord botëror këtë vit, gjithnjë duke u përmirësuar me nga 1cm. Atleti fitoi edhe këtë garë, duke u konfirmuar si një ikonë e garës së kërcimit me shkop.