Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Donnarumma “skarcohet” për arsye ekonomike te PSG, klub i cili nuk i ka pasur kurrë problem paratë
Gigio Donnarumma është i destinuar t’i ndajë palët në gjykime. Zakonisht mund të ketë dy situata: e para, ajo e kampionit të përkëdhelur, me shifra astronomike (Messi është një shembull, ndonëse shumë unik), që kontribuon për skuadrën, por shpesh përqendron rreth vetes shumë vëmendje. E dyta, ajo e zgjedhjes për të mos u bërë më i rëndësishëm se klubi, sidomos nga pikëpamja ekonomike. Kur ke vetëm një vit kontratë (si Vlahovic për shembull), situata mund të bëhet jashtëzakonisht komplekse. PSG ka vendosur ta lërë në tribunë njërin prej portierëve më të fortë në botë, në mos më të mirin. Trajneri Luis Enrique mund të thotë çfarë të dojë, por pa Donnarumma nuk do ta kishte fituar Champions-in, duke parë disa pritje vendimtare, sidomos kundër Liverpool-it....