Sot në Udine Superkupa e Europës PSG- Totenhem

Sot në Udine Superkupa e Europës PSG- Totenhem

Në Udine të Italisë këtë mbrëmje të 13 gushtit 2025 radha e Superkupës së Europës. Në fushë me fillim orën 21:00 fituesi i Champions League PSG dhe ai i Europa League Totenhem. Një finale e cila luhet në “Bluenergy Stadium”, kapaciteti i të cilit shkon afrë të 30 mijë ulëse. Italia pret përsëri një finale evropiane sonte në mbrëmje në stadiumin Bluenergy në Udine, ku Paris Saint-Germain dhe Totenhem Hotspur do të garojnë në edicionin e pesëdhjetë të Superkupës Evropiane. Ky është trofeu kontinental që hap zyrtarisht sezonin e futbollit duke vënë përballë njëri-tjetrit fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës. Real Madridi i Ançelotit fitoi vitin e kaluar, duke mposhtur Atalantën 2-0 me golat e Valverde dhe Mbape. Prej disa ditësh Udine...