Flakët në Gramsh jashtë kontrollit, vdes 80-vjeçari nga asfiksia, situatë kritike në Delvinë, Poliçan, Lekël e Finiq…

Flakët në Gramsh jashtë kontrollit, vdes 80-vjeçari nga asfiksia, situatë kritike në Delvinë, Poliçan, Lekël e Finiq…

Shqipëria në flakë nga jugu në veri. Fshatra të shumtë u evakuuan. Në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë 30 vatra aktive. Gjatë ditës së djeshme u shënua dhe viktima e parë në Gramsh, një 80-vjeçar, i cili humbi jetën nga asfiksia. Ishte zjarri që ai ndezi në oborrin e shtëpisë së tij, që u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhe fshatra të tjerë të zonës, pranë pyjeve të pishës në faqen e malit Koshnicë. Në orët e mbrëmjes (12 gusht) situata u rëndua së tepërmi nga vatra e shfaqur në Delvinë, pasi zjarri iu afrua puseve të naftës në zonë. Gjendja u deklarua si kritike dhe qindra forca zjarrfikëse dhe të Emergjencave u hodhën në aksion të madh për ta lokalizuar. Ministria...