TKOB: Panajot Kanaçi mjeshtër i artit koreografik dhe krijues i valleve popullore të të gjitha trevave

TKOB: Panajot Kanaçi mjeshtër i artit koreografik dhe krijues i valleve popullore të të gjitha trevave

Në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ende sot mbeten të gjalla krijimet e koreografike të Panajot Kanaçit, baletet dhe vallet. TKOBAP shprehet se janë krijime me të cilat Shqipëria është prezantuar denjësisht para publikut shqiptar e të huaj dhe ka fituar çmime e vlerësime. “Panajot Kanaçi është emri që i ka dhënë vlera të mëdha baletit dhe valles shqiptare, emri që ka zënë një vend nderi në artin shqiptar”, thuhet nga TKOBAP në një material më parë për koreografin e njohur. Panajot Kanaçi u lind në Delvinë më 2 gusht 1923. Kreu Liceun Artistik në vitin 1943 dhe iu përkushtua me pasion artit të kërcimit. Ishte viti 1946 kur Kanaçi nisi pranë Shkollës Pedagogjike punën koreografike me një grup vajzash; më pas...