Dy klube angleze ofrojnë 50 milionë euro për Torres, por Barça e konsideron të paprekshëm

Dy klube angleze ofrojnë 50 milionë euro për Torres, por Barça e konsideron të paprekshëm

13 Gusht 2025 7:54 Alfred Lleshi Newcastle United po kërkon përforcime në sulm, por limiti i merkatos po afron dhe koha po mbaron. Eddie Howe kishte në listë emra të rëndësishëm si Joao Pedro (i cili shkoi te Chelsea), pastaj Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, të dy te Manchester United. Tani, me të ardhmen e Alexander Isak në pikëpyetje për shkak të interesit të Liverpool-it, klubi anglez e ka kthyer vëmendjen te Ferran Torres. Sipas “Fichajes”, Newcastle dhe Tottenham kanë ofruar rreth 50 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës, por klubi katalanas i ka refuzuar ofertat. 25-vjeçari spanjoll, i lidhur me kontratë deri më 2027, ishte përfolur shumë për transferim, sidomos pas ardhjes së Marcus Rashford, por drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë ende si lojtar...