Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Starti fantastik i Dakut në Rusi monitorohet nga Fiorentina, kurse Torino i vihet pas Asllanit
Adriatik BALLA Kuqezinjtë po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre. Natyrisht këtu është fjala për ata lojtarë që luajnë në kampionatet që e kanë nisur sezonin e ri. Një prej tyre është Mirlind Daku, i cili ka një start bombastik në Rusi, me Rubin Kazanin, duke shënuar gola me vlerë për skuadrën dhe duke dhënë sinjale për Silvinjon në Kombëtare për gjendjen e mirë sportive që ka. Natyrisht, ka dhe lojtarë të tjerë që po paraqiten mirë, ndërkohë që disa të tjerë i kanë sytë nga merkato, mes të cilëve edhe mesfushori Kristjan Asllani, i cili kërkohet nga Torino. Lojtarë si Muçi e ndonjë tjetër presin të ndryshojnë destinacion në këto javë të fundit të merkatos së verës. Kurse trajneri Silvinjo po e...