Çezena do 10 mln euro për Shpendin, parashikohet në listën e Kombëtares në shtator

Çezena do 10 mln euro për Shpendin, parashikohet në listën e Kombëtares në shtator

Adriatik BALLA Në shtator trajneri i Kombëtares Silvinjo mund të sjellë surpriza në listën e të grumbulluarve. Ndonjë veteran mund të mbetet jashtë, e ndonjë nga të rinjtë e Kombëtares U-21 mund të përfshihet në listën e përfaqësueses, sidomos ata lojtarë të kësaj moshe që kanë minuta dhe luajnë në liga të forta. Mes emrave më të spikatur dhe i paralajmëruar që do të jetë në Kombëtare është dhe sulmuesi Kristian Shpendi. Performanca e tij me Çezenën i ka bindur të gjithë se ai është lojtar goli dhe mund të luajë për cilëndo skuadër në Serie A italiane. Madje Fiorentina dhe ndonjë klub tjetër ka hyrë në bisedime me Çezenën, por klubi aktual ka vënë kushte financiare të forta. Nga ana tjetër, duket se Kristian...