Verstappen thumbon rivalët: Nëse do të pilotoja një McLaren ata s’do të më shihnin as targën

Verstappen thumbon rivalët: Nëse do të pilotoja një McLaren ata s’do të më shihnin as targën

7 Prill 2025 11:52 Telesport Max Verstappen triumfoi ditën e diel në garën e zhvilluar në Japoni, një sukses i madh për pilotin holandez të Red Bull. Ai tregoi mjeshtëri në pistë me pilotimin e tij dhe menaxhimin e gomave, duke ditur të mbajë pas dy makinat McLaren, që kanë konfirmuar deri më tani se janë më të shpejtat. Këtë fakt e vë në dukje vetë Verstappen, që nuk i intereson modestia kur thotë: “As nuk dua të mendoj se çfarë do të kishte ndodhur në pistë nëse do të isha unë duke pilotuar një McLaren. Në atë rast, rivalët nuk do të më kishin parë fare”. Një kampion që e di se ka bërë diçka të veçantë në një pistë që nuk lejon gabime,...