Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
U-17/ Shqipëria luan ndeshjen e parë miqësore me Italinë
Kombëtarja shqiptare U-17 luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Italisë U-17. Sfida e zhvilluar në “Centro Tecnico Federale di Coverciano” u mbyll me fitoren e italianëve 4-1. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Dion Vata. Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (C), Xhoel Mezani, Kostantinos Varesis, Enea Bilishti, Dion Vata, Petro Marku, Eris Kurtulaj, Kledi Qosja, Majkol Luka (C), Ermal Ymeri, Frensi Mali. Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 20-të. Pas një harkimi në zonë, Marku me kokë goditi shtyllën dhe topi i kthyer u shty në rrjetë nga Vata. Italia barazoi në minutën e 29-të me Samuele Pirola dhe përmbysi rezultatin në fund të pjesës së parë me Gioele Giammattei, duke e mbyllur...