Fenerbahçe përmbys me goleadë Fejnord, eleminohet Dinamo

Fenerbahçe përmbys me goleadë Fejnord, eleminohet Dinamo

Rezultatet e para të mbrëmjes në turin e tretë Champions League kanë dalë nga ndeshjet e kthimit të raundit të tretë kualifikues. Ato filluan me kthesën spektakolare të Fenerbahçes së Hoze Murinjos nga 1-2 e vajtjes në 5-2 (6-4 në total) në një ndeshje spektakolare ndaj Fejnord Roterdam. Edhe fitorja e Kopenhagen në shtëpi ndaj Malmo 5-0 tregon epërsinë e danezëve të cliët në të vajtjes barazuan 0-0. Skuadra azerbajxhanase Karabag shënoi gjithashtu pesë gola në portën e Shkëndijës së Tetovës (5-1) duke kaluar përpara. Ecën dhe Pafos, e cila eliminoi Dinamo Kiev (1-0, 2-0). Viktoria Plzen fiton 2-1 por u eliminua, nga Rejnxhers i cili kishte fituar të vajtjes 3-0./Sportiim.al/ Vazhdo leximin