Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Donnarumma trondit PSG-në/ Largohet pas 3 vitesh, flet me tone zhgënjimi
Gianluigi Donnarumma nuk është më pjesë e Paris Saint-Germain. Portieri italian, përmes një deklarate publike, ka konfirmuar largimin nga kampionët e Francës, duke i dhënë fund aventurës së tij trevjeçare në “Parc des Princes”. “Që nga dita e parë kam dhënë gjithçka, brenda dhe jashtë fushe, për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur portën e PSG-së,” shkruan Donnarumma. “Fatkeqësisht, dikush ka vendosur që nuk mund të jem më pjesë e grupit dhe të kontribuoj në suksesin e skuadrës. Jam i zhgënjyer dhe i pikëlluar.” Në fjalët e tij, gardiani 25-vjeçar shpreh mirënjohje për tifozët parizienë, të cilët sipas tij e kanë bërë të ndihet si në shtëpi: “Mbështetja dhe dashuria juaj kanë qenë gjithçka për mua. Do t’i mbaj gjithmonë me vete emocionet, netët magjike dhe...