Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Grealish largohet nga Manchester City
Jack Grealish i ka dhënë lamtumirën Manchester City-t për të kërkuar ringjalljen e karrierës së tij te Evertoni. Grealish u transferua nga Aston Vila për 100 milionë paund në verën e vitit 2021, në atë që ishte rekordi i transferimeve për një futbollist britanik. Por pas një starti të vrullshëm në dy vitet e para, e sidomos me fitoren në Ligën e Kampioneve, paraqitjet e Grealish filluan të zbehen dhe në edicionin e fundit, ai përfundoi jashtë planeve të Guardiolës. Gjatë verës, 29-vjeçarit iu bë e qartë se duhej të kërkonte një sistemim tjetër dhe sot është zyrtarizuar akordi mes palëve për transferimin e Grealish te Evertoni. Ai është dhënë në formë huazimi në radhët e kësaj skuadre, por me të drejtën e blerjes nga...