Mourinho lë Robin van Persie jashtë Champions-it, Fenerbahce bën përmbysjen e madhe

Mourinho lë Robin van Persie jashtë Champions-it, Fenerbahce bën përmbysjen e madhe

Fenerbahce bën përmbysjen e madhe në Stamboll duke fituar 5-2 ndaj Feyenoord dhe duke kaluar kështu në play-off, një hap pranë grupeve të Champions League. Holandezët kishin fituar në shtëpi 1-2 dhe sot e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar të parët në avantazh me mbrojtësin japonez Tsuyoshi Watanabe. Por, fundi i pjesës së parë rezultoi shumë i bukur për vendasit, që shënuan dy gola të shpejtë. Në minutën e 44-të, Archie Brown, i transferuar këtë merkato barazon shifrat. Në shtesë, një tjetër i ardhur po këtë merkato, Jhon Duran, kalon turqit në avantazh. Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho shënoi edhe tre herë të tjera me Fred 55′, Youssef En-Nesyri 83′ dhe Talisca 95′. Goli i dytë për holandezët u...