Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Qarabag shumë i fortë për Shkëndijën, tani sytë janë nga Europa League
Qarabag fiton edhe ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës, madje bindshëm 5-1, duke i dhënë fund këtu rrugëtimit të kuqezinjve të Tetovës në Champions League, por që mbeten ende në lojë për Kupat e Europës. Qarabag kishte fitar ndeshjen e parë 0-1, ndërsa me fitoren e sotme kalon në raundin e play-off me rezultatin e përgjithshëm 6-1, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Ferencvaros-Ludogorets. Kuqezinjtë e Tetovës e nisën shumë mirë takimin e sotëm, duke gjetur golin që në minutën e 10-të, një asist fantastik i Ibrahimit, konkretizohet në mënyrë perfekte nga Tamba. Por, vendasit reaguan shumë shpejt duke përmbysur shifrat, fillimisht me dy gola për 2 minuta. Së pari autogol i pafat nga Klinsman Cake dhe më pas goli i Kady Borges...