Merr fund ëndrra e Shkëndijës për grupet e Champions-it, kuqezinjtë pësojnë 4 gola në pjesën e parë

Merr fund ëndrra e Shkëndijës për grupet e Champions-it, kuqezinjtë pësojnë 4 gola në pjesën e parë

12 Gusht 2025 18:44 Telesport Shkëndija po luan në Baku ndaj Qarabag ndeshjen e kthimit për raundin e tretë eliminator të Champions League. Ndeshja e parë ka përfunduar 0-1 për azerbajxhanasit. Pjesa e parë e takimit të sotëm është mbyllur 4-1 për vendasit, duke vulosur kualifikimin për në raundin tjetër. Kuqezinjtë e Tetovës e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 10-të, një asist fantastik i Ibrahimit, konkretizohet në mënyrë perfekte nga Tamba. Por, vendasit reaguan shumë shpejt duke përmbysur shifrat, fillimisht me dy gola për 2 minuta. Së pari autogol i pafat nga Klinsman Cake dhe më pas goli i Kady Borges pas 120 sekondash. Akhundzade në minutën e 33-të shënoi të tretin, në minutën e 35-të ishte Jankovic që...