Inter e harron Lookman dhe hedh sytë nga ylli i ri i Bundesligës

Inter e harron Lookman dhe hedh sytë nga ylli i ri i Bundesligës

12 Gusht 2025 19:05 Telesport Mesa duket Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron tek Atalanta. Drejtuesit e klubit bergamask refuzuan ofertën zyrtare të Interit, 45 milionë euro. Mesa duket është e pamundur të gjehet gjuha e përbashkët mes dy palëve, ndaj drejtuesit e Inter-it po shohin alternativa të tjera për sulmin. “La Gazzetta dello Sport” raporton se emri që po ndiqet më shumë kujdes nga drejtuesit e klubit zikaltër është norvegjezi i Leipzig, Antonio Nusa. 20-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. Ai luan si anësor sulmues dhe si mesfushor sulmues. Për të ka pasur interes edhe më parë nga Barcelona, por klubi katalanas...