Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Interi heq dorë nga Asllani, ja klubi i Serie A që kërkon të transferojë mesfushorin shqiptar
E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi mbetet e pasigurt, teksa merkatoja e verës po hyn në fazën e saj vendimtare. Pas refuzimit nga Real Betis dhe Sassuolo, një tjetër klub i Serie A ka bërë lëvizjen e radhës për mesfushorin shqiptar. Bëhet fjalë për Torinon, që sipas raportimeve nga Italia ka kontaktuar së fundmi për të marrë informacione mbi situatën e lojtarit. Granatat po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës për t’i dhënë më shumë opsione trajnerit Baroni, dhe Asllani shihet si një profil i përshtatshëm për projektin e tyre. 23-vjeçari, i cili është pjesë e Interit prej verës së vitit 2022, ka pasur hapësira të kufizuara në formacionin e Simone Inzaghit, ndërsa me Chivun në stol, i është bërë e qartë që nuk...