Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“S’ka mbetur më asnjë shtëpi”/ Flakët në Skënderbegas, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar nuk e kemi parë
Situata kaotike me zjarret në vendin tonë vazhdon, teksa deri më tani raportohet për 30 vatra aktive nga Ministria e Mbrojtjes. Një zjarr i frikshëm u përhap edhe në fshatin Skënderbegas në Gramsh, nga ku u evakuuan të gjithë banorët. Një banore tregon për Top Channel momentet e para se si u përhap zjarri në fshat dhe se si flakët “përpinë” çdo gjë, përfshirë shtëpitë dhe bagëtitë. “Era e solli zjarrin aty. U dogjën shtëpitë e para. Kur u afruan afër shtëpive tona, i thashë burrit që të largoheshim. Dolëm mes flakëve dhe tymit. Shtëpitë kanë mbaruar, bagëtitë, lopët, viçat, gomarët. Të tërë ikën. Vetëm një të moshuar nuk e kemi parë, a doli a s’doli. Atje te ne s’ka mbetur asgjë. Në fshatin tonë...