Coman finito! Bayern ndjek tri pista për të zëvendësuar francezin

Coman finito! Bayern ndjek tri pista për të zëvendësuar francezin

12 Gusht 2025 17:40 Telesport Kingsley Coman mund të konsiderohet 100% i shitur në Arabinë Saudite. Ylli francez do të transferohet tek Al Nassr, ku do t’i bashkohet Ronaldos për 30 mln euro. Bayern po mendon për një zëvendësues dhe alternativat janë 3. Sipas gjermanez TZ, ata janë Malick Fofana (Olympique Lyon), Xavi Simons (RB Leipzig) dhe Christopher Nkunku (Chelsea). Ky i fundit duket më i lehti për t’u arritur, sepse nuk ka vend te Chelsea. Francezi ka dy vite që përmendet në lajmet e merkatos së Bayern. Xavi Simons, ndërkohë, kërkohet edhe nga City. Fofana është gjithashtu një opsion i realizueshëm, por më i kushtueshëm se Nkunku, i cili edhe mund të huazohet.