Zjarri dramatik në Gramsh/ Fillon transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë

Zjarri dramatik në Gramsh/ Fillon transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë

Në një situatë dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur zyrtarisht transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë. Helikopterët e emergjencave civile, të dislokuar në stadiumin “Myslim Koçi” të qytetit të Gramshit, po përdoren për evakuimin urgjent të personave të djegur ose në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e zjarreve apokaliptike që kanë përfshirë dhjetëra fshatra të zonës. Të plagosurit po transportohen nën masa të rrepta sigurie dhe kujdes të specializuar mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për të mbajtur situatën nën kontroll. Stadiumi i qytetit të Granshit është shndërruar në një qendër emergjence ku sistemohen të dëmtuarit për trajtim të menjëhershëm dhe evakuim ajror. Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, të lënduar, humbje...