Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
’10 mln € të fshehura në vetëm 2 vite!’ DPT: Kryente evazion, zbulohet subjekti në..
Zbulohet një subjekt në periferi të Tiranës që kryente evazion fiskal gjatë tregtimit të prodhimeve blegtorale. Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjekti kishte fshehur në dy vite rreth 10 milionë Euro. ‘Në periferi të Tiranës, gjatë kontrollit të përbashkët të Task Forcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë, u zbulua një subjekt qe kryente evazion fiskal gjatë tregtimit të prodhimeve blegtorale. Zero tolerancë për raste të kësaj natyre!’, thuhet në njoftim. Gjithashtu DPT u ka bërë thirrje subjekteve të zbatojnë ligjin dhe qytetarëve të denoncojnë çdo abuzim për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e tregut.