Ka kushtuar 80 mln euro, ylli i United tenton të luajë në Gjermani?

Ka kushtuar 80 mln euro, ylli i United tenton të luajë në Gjermani?

12 Gusht 2025 15:53 Telesport Nicolas Jackson ka disa ditë që raportohet si një nga objektivat e Bayern në merkato. Në fund, doli që nuk ishte kështu. Vetë klubi gjerman reagoi dhe njoftoi se nuk ka asnjë kontakt me këtë lojtar. Ndërkohë, një tjetër yll i Premier League po përmendet për bavarezët. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Rasmus Höjlund, i cili i është vetofruar skuadrës rekordmene të Bundesligës. Në verën e vitit 2023, danezi u transferua nga Atalanta te “Djajtë e kuq” për 80 mln euro. Deri tani, ai ka dështuar në Angli. Me blerjen e Benjamin Sesko, Höjlund nuk ka më vend tek United.