Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situatë alarmante në Gramsh/ Shënohet 1 viktimë dhe persona të djegur nga flakët, ja si është gjendja e të lënduarve
Zjarret që kanë përfshirë zonat rurale të Gramshit kanë marrë përmasa të mëdha, duke shkaktuar pasoja tragjike në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale. Burime zyrtare konfirmojnë se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë djegur nga flakët dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Raportohet se ata kanë pësuar djegie gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banesat dhe bagëtitë. Situata në terren raportohet se është jashtëzakonisht e vështirë. Zjarret, të përhapura në disa fshatra, vijojnë të jenë aktive dhe jashtë kontrollit, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe të emergjencës e kanë të pamundur të ndërhyjnë në të gjitha vatrat për shkak të tymit të dendur si edhe flakëve që përparojnë me shpejtësi. Evakuimet vijojnë në fshatra si Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Mukaj, Kukur dhe Sojnik, ndërkohë...