Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagosje me armë zjarri në Muriqan/ Policia identifikon autorin, dhe e shpall në kërkim
Një vajzë 30-vjeçare është plagosur me armë nga një 34-vjeçar në aksin Muriqan-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti. Autori është shpallur në kërkim. Njoftimi i Policisë Shkodër: Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.