Kristjan Asllani, “qershia mbi tortë” për të kompletuar mesfushën e “granatave”

Kristjan Asllani, “qershia mbi tortë” për të kompletuar mesfushën e “granatave”

12 Gusht 2025 11:25 Alfred Lleshi Torino është shtuar në listën e klubeve të interesuara për Kristjan Asllanin. Sipas asaj që raporton redaksia e TMW, klubi “granata” ka fokusuar mesfushorin e Interit dhe po e konsideron seriozisht, edhe për shkak të mundësisë që skuadra të kalojë në formacionin 4-3-3. Shqiptari është në dalje nga Interi, pas tri sezonesh jo titullar. Ai ndjen nevojën për të ndryshuar ambient dhe gjetur vazhdimësi aktivizimi. Torino konsiderohet destinacion i preferuar, sidomos nëse trajneri Marco Baroni e vendos shqiptarin në qendër të mesfushës së tij. Nuk është sekret që Asllani është në shënjestrën edhe të klubeve të tjera, me Fiorentinën që mund të rikthehet në garë nëse largohet Rolando Mandragora, dhe Bologna që po kërkon informacione si tek Interi, ashtu...