Bayern Munich “fut në rreth” 20-vjeçarin belg për zëvendësues të Kingsley Coman

Bayern Munich “fut në rreth” 20-vjeçarin belg për zëvendësues të Kingsley Coman

12 Gusht 2025 11:41 Alfred Lleshi Bayern Munich ka shfaqur interesim serioz për Malick Fofana, talentin belg 20-vjeçar, i cili ka kontratë me Lyon deri më 2028. Fofana është ndjekur edhe më parë nga bavarezët dhe konsiderohet profili ideal për të zëvendësuar Kingsley Coman, me këtë të fundit pranë transferimit në Arabinë Saudite, tek Al Nassr. Fofana bie në sy për eksplozivitetin e tij, aftësinë për të krijuar superioritet numerik dhe “polivalencën” në role të ndryshme sulmuese. Këto cilësi, së bashku me potencialin e madh për rritje, e bëjnë element interesant për projektin bavarez. Megjithatë, Bayerni ka edhe alternativa të tjera në tryezë: Nick Woltemade (Stuttgart), Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunku (të dy nga Chelsea), si dhe Xavi Simons (RB Leipzig). Zgjedhja përfundimtare do të...