Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Depozitat e shqiptarëve në US$ rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade
Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur në 838 milionë dollarë në fund të qershorit. Në një artikull të publikuar nga Monitor.al, që i referohet të dhënave nga Banka e Shqipërisë, thuhet se kjo përfaqëson një rritje prej 14.5% që nga janari dhe 21.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e çuar vlerën e tyre pranë nivelit më të lartë të dekadës. Rritja dominohet nga individët, të cilët zotërojnë 68% të totalit të depozitave në dollarë, me një rritje vjetore prej 23.2%. Faktorët që ndikojnë këtë prirje përfshijnë normat më të larta të interesit për depozitat në dollar amerikanë (deri në 2.7%), si dhe tërheqjen ndaj instrumenteve financiare...