Sacchi “ma*akron” Hojlund: Milani nuk është strehë për zëvendësues, por legjenda e futbollit

Sacchi “ma*akron” Hojlund: Milani nuk është strehë për zëvendësues, por legjenda e futbollit

Arrigo Sacchi foli për Rasmus Hojlund, i cili duket se preferon të qëndrojë te Manchester United, jo të kthehet në Itali: “Le ta harrojnë këtë sulmues drejtuesit e Milanit dhe të fokusohen tek ata që kanë vërtet dëshirë ta veshin fanellën kuqezi. Milani dashurohet, nuk mund të jetë zgjedhje rezervë. Kërkesa kryesore për t’u bërë pjesë e tij? Besueshmëria. Pastaj vijnë të tjerat. Nëse nuk je i besueshëm, nëse nuk ke zjarr brenda, nëse nuk je gati të sakrifikohesh për klubin dhe shokët, më mirë qëndro në shtëpi”. Fjalë shumë të forta nga Sacchi: “Nuk po flasim për Van Basten apo një nga sulmuesit më të mirë në Europë aktualisht. Ai është një lojtar i mirë, por jo më shumë. Kjo ndjekje për ta blerë...