“Karteli i parë shqiptar i drogës”/ Europol, zbulon detajet e operacionit goditës

“Karteli i parë shqiptar i drogës”/ Europol, zbulon detajet e operacionit goditës

Europol ka dhënë detaje mbi goditjen ndaj “kartelit të parë shqiptar të narkotrafikut”. Sipas Europolit, një seri bastisjesh të kryera nga 7 deri më 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në trafikimin e kokainës me shumë ton dhe pastrimin e parave. “Zbatimi i ligjit në Shqipëri, në koordinim me kolegët e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, ekzekutuan këtë operacion të mbështetur nga Europol kundër rrjetit kriminal të bazuar në klan. Hetimet kanë treguar se rrjeti ka lidhje me organizata të tjera ndërkombëtare poli-kriminale me rrezik të lartë aktive në të gjithë BE-në dhe më gjerë. Pas arrestimit të një anëtari kyç të organizatës nga autoritetet...