Spalletti “skanon” Serie A: I lumtur për rikthimin e Sarrit dhe Allegrit, ja pse Napoli mbetet favorit

Spalletti “skanon” Serie A: I lumtur për rikthimin e Sarrit dhe Allegrit, ja pse Napoli mbetet favorit

12 Gusht 2025 8:49 Alfred Lleshi Gjatë emisionit “NonSoloMercato” në “Rai2”, Luciano Spalletti foli edhe për pankinat e ndryshme të Serie A, sezonin e ardhshëm. Çfarë pret nga trajnerët e Serie A këtë sezon? Ja përgjigja e ish-trajnerit të kombëtares italiane: “Nëse mendoj për kampionatin e ardhshëm, besoj se ekipet e zakonshme do të jenë ato që do të luftojnë për triumfin final. Kam parasysh Napolin, Interin, Milanin dhe Juventusin, edhe pse shpresoj që të ketë ndonjë skuadër tjetër që mund të ndërfutet si Roma apo Lazio. Jam i lumtur gjithashtu që janë kthyer Sarri dhe Allegri, të cilët i vlerësoj shumë. Për më tepër jam kurioz të shoh çfarë do të bëjë Gasperini në një ambient si ai i Romës. Napoli, përveçse fitoi kampionatin, ka...