Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Xabi Alonso “i heq spaletat” Pintus, sposton legjendën e përgatitjes fizike te Real Madridi
Antonio Pintus, figura legjendare e përgatitjes fizike te Real Madridi dhe një nga arkitektët e suksesit europian të klubit të bardhë, nuk është më në qendër të menaxhimit atletik të ekipit. Pas viteve të dominimit në Champions League, drejtuesit vendosën të rinovojnë sistemin, duke ia besuar detyrën Ismael Camenforte, katalanas me eksperiencë te Barcelona, New York City, Danimarka dhe Bayer Leverkusen, me të cilin ka bashkëpunuar Xabi Alonso. Pintus mbetet në staf me rolin “Performance Manager”, por me ndikim shumë të reduktuar, pas dyshimeve mbi metodat e tij, sidomos pas numrit të lartë të lëndimeve sezonin e kaluar. Camenforte mori drejtimin e përgatitjes fizike gjatë Botërorit për Klube dhe planifikoi të gjithë parasezonin 2025, duke sinjalizuar ndryshimin e plotë të “kullës” së kontrollit fizik. Krahas...