Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, është i bindur se me rikthimin e Massimiliano Allegrit, kuqezinjtë do të kenë një sezon të madh dhe do të luftojnë për titull: “Fitimi i titullit kampion është një ëndërr, do të punojmë ditë pas dite për ta arritur. Ndjehem shumë mirë… Tani ndihem plot energji për atë që na pret dhe padyshim do të jap maksimumin për skuadrën. Raporti me Allegrin është shumë i mirë dhe pozitiv. Jam i sigurt se do të jetë një sezon i madh, e kam kuptuar që në ditën e parë në Milanello. Kur punon duhet të jesh i fortë, por pastaj duhet edhe buzëqeshje, familje, grup. Besoj se ky grup, falë edhe Allegrit, ka përzierjen e duhur. Përshtypjet janë shumë të mira, objektivat...