Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rashford më produktiv se Williams, ja pse Barcelona goditi në shenjë me anglezin
Ishte opsioni i tretë për të forcuar krahun e majtë në “Camp Nou” e ri, por sipas statistikave, mund të përzgjidhej fare mirë i pari. Pas refuzimit të Nico Williams, kur gjithçka dukej e kryer, klubi blaugrana nisi të kërkonte opsione të tjera për të përforcuar sulmin dhe shtuar konkurrencën në fazën ofensive. Shpejt në skenë hyri opsioni Luis Díaz. Megjithatë, po aq shpejt sa u përfol, edhe u zhduk. Pa Nico dhe Luis, anglezi Rashford u kthye në prioritet. Pas një marrëveshjeje relativisht të lehtë me Manchester United, më në fund Hansi Flick e ka sulmuesin e tij të ri. Edhe pse në dukje vjen me një rol disi më dytësor, në të vërtetë trajneri gjerman ka shumë besim tek anglezi. Në fakt, sipas shifrave,...