Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Fortesa” e shtëpisë/ Rrogozhina, një qytet në “ethe”
Rezultati 0-0 në fushën e Olimpija Ljubljanës ka lënë gjithçka të hapur për Egnatian, e cila tani e ka fatin e kualifikimit në duart e saj. Kampionët e Shqipërisë treguan personalitet në transfertën e vështirë, duke u përballur me kujdes dhe pa u dorëzuar asnjë moment. Tani, me ndeshjen e kthimit në “Egnatia Arena”, rrogozhinasit besojnë se mund të bëjnë hapin vendimtar drejt turit tjetër europian, aty ku historia e tyre e deritanishme flet qartë: në shtëpi dinë të fitojnë. FORTESA E SHTËPISË – Pas dy fitoreve të mëdha në “Egnatia Arena”, kampionët e Shqipërisë e presin me besim të plotë duelin vendimtar ndaj Olimpija Ljubljanës. Rrogozhinasit kanë treguar se e njohin mirë rrugën drejt suksesit kur luajnë në shtëpi: kanë mposhtur fillimisht Breidablikun nga...