Depozitat në Dollarë Amerikanë, pranë nivelit më të lartë të dekadës së fundit

Depozitat në Dollarë Amerikanë, pranë nivelit më të lartë të dekadës së fundit

Depozitat në Dollarë Amerikanë janë në rritje në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat në monedhën e gjelbër në fund të muajit qershor arritën vlerën e 838 milionë dollarëve, në rritje me 14.5% që nga fillimi i vitit 2025 dhe me 21.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Vlera e depozitave në Dollarë Amerikanë është shumë pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit. Vlera rekord për këtë periudhë u arrit në fund të prillit, me 849 milionë dollarë.Shifrat tregojnë se rritja e kursimeve në valutë nuk ka prekur vetëm Euron dominuese, por është shtrirë edhe tek Dollari, që është valuta e dytë e huaj më e përdorur brenda ekonomisë dhe sektorit financiar shqiptar.Pjesa...