Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku Curri: Ministrit i kam çuar mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim
Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen me shpejtësi. Ai tha se pushteti qëndror deri tani është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të gjitha strukturat që kam marrë në telefon po nuk ka ndërhyrje. Vetëm me mjetet që kemi vetë dhe me bashkinë e Pukës. Situata është shumë e vështirë, Në fshatin Xath është shumë e vështirë. Shtëpiat janë në rrezik. Apeli për qeverinë është ndihmë nëse kanë mundësi. Ndërhyrja nga ajri është shumë...