Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO

Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO

Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë   Një 43-vjeçar nga fshati Lukovë ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur një cigare të ndezur në tokë. Sipas Policisë së Himarës, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, në zonën e quajtur “Lapardha”. Hetimet tregojnë se pas hedhjes së cigares, flakët u përhapën me shpejtësi duke shkrumbuar 30 rrënjë ullinj, si edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra.     Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan autorin e dyshuar, B. A., për veprat penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Autoritetet bëjnë thirrje që të tregohet kujdes maksimal, pasi një çast pakujdesie mund të kthehet në tragjedi...