Afrim me pritshmëri të madhe, Obiero te Partizani

Afrim me pritshmëri të madhe, Obiero te Partizani

Futbollisti kenian Obiero Amos Nondi, është bërë pjesë e Partizanit të Mladen Milinkoviç. Mesfushori 26 vjeçar ka firmosur një kontratë 1+1 me të kuqtë dhe pritet të jetë lojtari kyç në mesfushë. Vjen pas eksepriencës në Armeni e Gjeorgji. Njoftimi i Partizanit: FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin më të ri në merkato Obiero Amos Nondi. Mesfushori nga Kenia njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Kenias ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1. Nondi i bashkohet Partizanit pas dy sezoneve te ekipi Ararat Armenia, ku në kampionatin armen ka spikatur me paraqitjet e tij. 26 vjeçari pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore i është bashkuar ekipit. Vazhdo leximin