Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – “Fest Folk 2025” vijon rrugëtimin, ndalesa e radhës ishte bashkia e Fushë- Arrëzit…
Mes magjisë që të dhurojnë këngët dhe vallet tradicionale, e ku shpaloset më së miri trashëgimia jonë e pasur, erdhi “Fest Folk 2025” në bashkinë Fushë Arrëz. Mikpritja e banorëve të kësaj qyteze dhe energjia e artistëve më të mirë të qarkut, e ktheu Fushë Arrëzin në një skenë të hapur për kulturën tonë popullore. Kryetari i Qarkut Edmond Ndou, në cilësinë e organizatorit dhe mbështetësit kryesor të kësaj nisme që prej dy vitesh rrugëton në bashkitë e qarkut, theksoi rëndësinë që ka ruajtja dhe përcjellja ndër breza e kësaj pasurie kombëtare. Edhe në këtë edicion të dytë, “Fest Folk” do të vijojë rrugëtimin e tij në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, duke sjellë me vete zërin dhe ngjyrat e traditës shqiptare në çdo cep...