Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventus arrin marrëveshjen personale me yllin e Premier League, por duhet sakrifikuar dikush
11 Gusht 2025 19:54 Telesport Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera të njohura si Atalanta, Napoli, Roma apo edhe Olimpique Marseille, por Juventus është treguar më i shpejtë dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin. Palët kanë rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me rrogë 3milionë euro neto në sezon. Tani vjen pjesa më e vështirë për bardhezinjtë, pasi duhet të bien dakord me Brighton. Kujtojmë që O’Riley u transferua vetëm verën e kaluar nga Celtic te Brighton për 29 milionë euro dhe klubi anglez e vlerëson tani të paktën 40 milionë euro. Për të siguruar shumën e kërkuar nga Brighton,...