Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur nga toka greke dhe po përparojnë drejt territorit shqiptar në zonën e Kamenikut. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave përkatëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pranisë së minave në këtë zonë kufitare, që pengojnë operacionet e shuarjes së zjarrit. Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat përreth./tvklan